U kapën duke vjedhur në një kompleks në Tiranë, dy të arrestuar

0

Dy persona janë vënë në pranga,  pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur në një kompleks në rrugën “Fejzi Himzo” në Tiranë.

Gjatë hetimeve policia ka zbardhur dhe dokumentuar edhe 2 vjedhje të tjera në subjekte të ndryshme, të kryera po nga këta dy shtetas gjatë muajit prill dhe mars.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.