U kapën me sasi të majme parash, arrestohen dy shqiptarë në Angli

0

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia, pasi u kapën me 18,000 £ me vete në një stacion hekurudhor në Wells të Anglisë.

Sipas raportimit të medieve të huaja, në pranga ka rënë Durim Mytro, 48 vjeç dhe Geni Dragjoshi, 34 vjeç, të cilët ishin punësuar si “korrierë droge” nga shefi i tyre.

Ata ishin duke u kthyer për në West Midlands, pasi morën një sasi të majme parash në Newport nga shitja e kanabisit. Shqiptarët ishin dënuar më parë për pastrim parash në 12 Dhjetor 2018 nga një gjykatë në Angli.

Avokati Graeme Logan, i cili përfaqësoi në gjyq 48 vjeçarin, Mytro, tha se klienti i tij ishte i papunë edhe pse kishte jetuar në Birmingham për 16 vjet dhe kishte punuar më parë si kopshtar e roje sigurie.  Ndërsa avokati Steffan Bisson tha për klientin e tij, Dragjoshin, se ishte azilkërkues në Angli.

Ai shtoi se Geni Dragjoshi ishte ndarë nga gruaja dhe fëmijët e tij në atë kohë dhe se po përdorte drogë për të përballuar situatën e vështirë ekonomike  në të cilën ndodhej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu