U kthyen pas 24 vitesh, grupi legjendar Scorpions ndez sheshin Skënderbej

0

TIRANË- Grupi i famshëm i muzikës rock Scorpions është rikthyer mbrëmjen e sotme në Tiranë për një koncert madhështor. Grupi legjendar rikthehen në kryeqytetin shqiptar pas 24 vjetësh. Sheshi Skënderbej është shndërruar mbrëmjne e sotme në një arenë rock-u, ku Scorpions po performojnë hitet më të njohura.

Në vitin 2001 koncerti i tyre në stadiumin “Selman Stermasi” kujtohet nga të gjithë. Scorpions u bën të famshëm me këngën e tyre Wind of Change, në prag të viteve ’90, hit i cili u simbol i shëmbjeve të diktaturave komuniste në Evropën Lindore, mes të cilëve ishte dhe Shqipëria.