SELANIK- Detajet të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 44-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj në Selanik. Sipas mediave greke, varrimi i gruas do të bëhet nesër (14 Mars) në Shqipëri. Gjithashtu edhe ndërsa varrimi i 53-vjeçarit do të bëhet në atdhe në ditët në vijim.
Dy vajzat e çiftit shqiptar, 16 dhe 21 vjeçe, të cilat humbën papritur prindërit, ndodhen në gjendje shoku dhe mësohet se nuk kanë mundur të dëshmojnë në polici. Mesditën e së mërkurës, pak para orës 13:00 kur ndodhi vrasja, fqinjët nuk kanë dëgjuar zëra nga banesa e katit të dytë ku çifti jetonte me dy fëmijët.
Sipas vëllait të 44-vjeçarit, i cili sapo u informua shkoi në banesën ku ndodhi vrasja, çifti nuk po debatonte, duke u shprehur: “Ishin njerëz të qetë”. 53-vjeçari masakroi me thikë në bark dhe qafë gruan dhe pas ngjarjes së rëndë vendosi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital.
Sipas mediave greke, viktima para se të humbte jetën nga plagët e marra arriti të dilte në ballkon e plagosur. Shqiptari pasi e ka futur sërish në banesë gruan e ka goditur me thikë disa herë në bark dhe qafë. Fatkeqësisht ajo nuk arriti tu mbijetonte plagëve dhe humbi jetën si pasojë e gjakderdhjes. Çifti kishte dy fëmijë të moshës 16 dhe 21 vjeç, ndërsa në momentin e krimit nuk ndodheshin në banesës. Vajza e mitur e çiftit shqiptar raportohet se ishte në shkollë.