U merrte para qytetarëve duke thënë se do i punësonte, arrestohet 27-vjeçari

0

Tiranë – Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për shkak se akuzohet për mashtrim. Sipas policisë i arrestuari është identifikuar si A.H 27-vjeç.

Ai akuzohet se nëpërmjet mashtrimit merrte shuma parash personave të ndryshëm, me qëllim që ti punësonte në sektorin privat dhe publik.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë u bë ndalimi i shtetasit A. H., 27 vjeç, pasi ky shtetas në anë të mashtrimit, iu merrte shuma parash personave të ndryshëm, me qëllim që ti punësonte në sektorin privat dhe publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu