U mund 6-1 nga Holanda, trajneri i Turqisë jep dorëheqjen

0

Humbja e thellë 6-1 nga Holanda duket se i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit të Turqisë, Senol Gunes. Ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga posti i teknikut të kombëtares turke.

Pak ditë më parë, Holanda mundi me rezultatin tenistik 6-1 Turqinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022, duke bërë që Turqia të zbresë në vendin e tretë në grupin G. Kjo ka bërë që trajneri i Turqisë të japë dorëheqjen.

Lajmin e dorëheqjes së Gunes nga posti I trajnerit të Turqisë e ka konfirmuar edhe Fedrata Turke e Futbollit në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu