U nda nga jeta 3 vite më parë, stadiumi në Suedi merr emrin e artistit të njohur

0

Në nder të DJ të ndjerë suedez, një ndër arenat më të njohura të vendit në Suedi po riemërohet “Avicii Arena”.  Këtë lajm e bëri të ditur babai i Avicii-t.

“Ishte një moment i rëndësishëm në karrierën e tij kur ai performoi këtu nëntë vjet më parë, dhe ai do të ishte jashtëzakonisht krenar që kjo ndërtesë ikonike nga sot do të mbajë emrin e tij”, tha babai i Aviciit, Klas Bergling, në një deklaratë.

Arena e brendshme në Stokholm, e cila u hap për herë të parë në vitin 1989, quhej më parë ‘Ericsson Globe’. Ajo u emërua ‘Stockholm Globe Arena’ deri në vitin 2009.

Kujtojmë se Avicii ndërroi jetë tre vite më parë ndërroi jetë në mënyrë tragjike. Ai u gjet i vdekur në Muskat, Oman, në një hotel luksoz ku kishte vrarë veten në moshën 28-vjeçare.

I riu kishte probleme me alkoolin dhe vazhdonte të performonte pavarësisht shëndetit të rënduar mendor. Në vitin 2014, ai u shtrua në spital dhe u detyrua të hiqte fshikëzën e tëmthit dhe apendicitin.

Lajmi për ndarjen nga jeta papritur e DJ-it të famshëm Avicii, tronditi jo vetëm familjarët por të gjithë fansat dhe bashkëpunëtorët e tij. Një prej tyre ishte edhe këngëtarja Rita Ora, e cila u trondit nga kjo humbje.

 

Ajo ishte e pranishme para pak vitesh në një koncert në në Amsterdam të Hollandës, ku para performancës i dedikoi Aviciit një minutë heshtje. Me lot në sy, Rita pas disa fjalëve prekëse, ka përformuar këngën dhe bashkëpunimin me Avicii-n “Lonely Together”. Ajo emocionoi edhe të pranishmit, ndërsa zëri i dridhej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu