KAS numëron 4 nga 114 kuti të Beratit, ja çfarë u vendos për 11 fletët e kontestuara

0

KAS po rinumëron kutite e votimit të Beratit pas kërkesës së Partisë Demokratike dhe LSI.

Deri më tani janë numëruar vetëm katër nga 114 kuti votimi në total dhe deri më tani janë gjetur 11 fletë votimi të kontestuara, për të cilat KAS vendosi të ndryshojë vetëm 1 fletë ndërsa për të tjerat la në fuqi vendimin e KQZ.

Ka pasur 11 vota të kontestuara nga PD dhe LSI dhe ka patur vetëm një votë të ndryshuar e cila i ka shkuar LSI. Ndërsa për votat e tjera, KAS ka lënë në fuqi vendimin e KQZ. Bëhet fjalë për vota të konsideruara si të pavlefshme dhe janë kërkuar të shkojnë në favor të PD dhe LSI por KAS ka lënë në fuqi vendimin e KQZ. Procesi i rinumërimit do të zgjasë rreth dy ditë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu