U ngrit në këmbë pas aksidentit, por humb jetën në spital emigranti shqiptar

0

Një shqiptar në Itali ka ndërruar jetë disa ditë pasi u aksidentua nga një makinë. Ngjarja ndodhi në Castiglione di Cervia të mërkurën e kaluar. Viktima është 46-vjeçari Qani Terziu.

Ai u përplas nga një makinë “Range Rover” teksa po udhëtonte me një biçikletë. Aksidenti ndodhi pasdite rreth orës 17:30. Sipas policisë, Terziu u përplas nga një makinë e drejtuar nga një rumun 39-vjeçar.

Fillimisht, shqiptari ishte ngritur pas përplasjes dhe dukej i ndërgjegjshëm për aksidentin. Megjithatë autoritetet morën masa dhe e dërguan në spital. Gjendja shëndetësore e 46-vjeçarit u rëndua ditë pas dite, derisa të hënën humbi jetën.

Policia po hap tashmë hetime për vrasje në rrugë për këtë ngjarje tragjike

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu