Një mjet tip Mercedez është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin Muziinë-Gjirokastër.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ishte nga Tirana dhe ishte nisur drejt Sarandës.
Forcat zjarrfikëse të Finiqit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në mjet.