LIBI-Shtatë persona prej të cilëve pesë ishin grekë kanë humbur jetën në një aksident automobilistik ditën e djeshme në Libi. Mësohet se viktimat kishin shkuar në Libi si pjesë e ndihmave humanitare greke. Teksa në aeroportin e Elefsinës, pak para orës 7 të mëngjesit, avioni C-130 u ul me pjesëtarët e ndihmave humanitare greke, këta të fundit u përfshinë në një aksident të tmerrshëm automobilistik i cili rezultoi fatal për viktimat.
Humbja e njërës prej infermiereve të cilat humbën jetën në aksident ka trishtuar të gjithë Heraklionin, ku ndodhenin të afërmit e saj, kjo për shkak të historisë së familjes së saj. Sipas “Protothema”, familjarët e infermieres po përballet me tragjedinë e tretë në familjen e tyre.
Në një aksident automobilistik kishte mbetur i vrarë edhe vëllai i saj, ku në të njëjtën kohë, xhaxhai i saj ishte pilot që gjithashtu vdiq në krye të detyrës, kur avioni me të cilin ndodhenin u rrëzua gjatë një misioni të porositur.
Pak vite më parë në një postim në rrjetet scoaile ajo iu përgjigj komenteve që e pyesnin se si zgjodhi të bëhej pjesë e Forcave Ajrore. Ajo shkruante se shkak është bërë xhaxhai i saj, Vassilis Andreadakis, i cili ishte pilot dhe që vdiq heroikisht në krye të detyrës më 23 maj 1980 teksa fluturonte mbi Lamia dhe avioni i tij u prish. Siç u bë e ditur pas aksidentit, ndërsa kulla e kontrollit i tha të braktiste avionin, ai duke parë se nëse do të bënte këtë avioni do të përplasej në qytetin e Lamias, ai refuzoi dhe e përzuri atë nga qyteti, duke vdekur tragjikisht pas rënies
“Kur më pyesin pse zgjodha Forcën Ajrore, gjithmonë përgjigjem se isha i destinuar t’i shërbeja pa lindur… Një burrë i madh, si xhaxhai im i ndjerë, të ushqen me ideale të larta jo vetëm me jetën e tij të virtytshme, por mbi të gjitha me “vdekjen e tij të hijshme” kush zgjedh…”, shkruante infermierja e Forcave Ajrore që humbi jetën në aksidentin në Libi.
Ministri i Shëndetësisë i qeverisë së Libisë Lindore bëri të ditur mbrëmë se si pasojë e një aksidenti të tmerrshëm mbetën të plagosur 15 ushtarë grekë, 7 prej tyre në gjendje të rëndë. Dy libianë, thuhet se përkthyes që ishin në autobus, janë gjithashtu në gjendje kritike.