– Policia e Fierit ka reaguar pas denoncimit në media të deputeti demokrat, Luan Baçi, i cili tha se është ndërprerë votimi pasi policia ka nxjerrë jashtë komisionerët. Sipas bluve të Fierit, strukturat e Policisë së Shtetit janë tërësisht të papërfshira dhe neutrale në këtë situatë, ndërsa shtojnë se mbeten plotësisht të angazhuar maksimalisht të garantojë rendin e sigurinë në territor, të parandalojë dhe reagojë me profesionalizëm në çdo situatë që cënon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve.
Reagimi i Policisë së Fierit:
DVP Fier, sqarim në lidhje me një lajm të publikuar në disa media ku aludohet se Policia ka ndërhyrë në një qendër votimi në Njësinë Administrative Cakran, Fier sqarojmë se: Strukturat e Policisë së Shtetit janë tërësisht të papërfshira dhe neutrale në këtë situatë. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht të garantojë rendin e sigurinë në territor, të parandalojë dhe reagojë me profesionalizëm në çdo situatë që cënon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve. Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në nr. 112 apo Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke garantuar anonimat të plotë, reagim të mënjëhershëm e të paanashëm.





