U përfol se ishte shtatzënë, bashkëshortja e Kivanç Tatlitug tregon si qëndron e vërteta

0

Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit lajmi se bashkëshortja e aktorit të famshëm turk, Kivanç Tatlitug, është në pritje të ëmbël.

U tha se Basak Dize po priste fëmijën e çiftit, por kishte vendosur ta mbante sekret këtë lajm.

Lajmi mori dhenë në mediat turke dhe jo vetëm, ndaj 44-vjeçarja është detyruar të flasë. Dizer ka treguar se në fakt nuk është shtatzënë dhe lajmi që po qarkullon është i rremë, megjithëse fansat kanë ende dyshime.

Kivanç Tatlitug, ka festuar së fundmi 37-vjetorin e lindjes. Ai mori mesazhe të shumta urimi nga fansa e miq të tij, por sigurisht më speciali ishte ai i bashkëshortes, Basak Dizer.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale disa fotografi nga pushimet e tyre të vitit të shkuar dhe i ka dedikuar të shoqit disa fjalë mjaft të ëmbla. “Uroj të kem sa më shumë aventura me ty”, i ka shkruar Basak aktorit.

Ndërkohë nuk ka munguar as përgjigja e këtij të fundit, që ju tërhoqi vëmendjen të gjithëve.” Aventurat sapo kanë filluar me ty”, ja ka kthyer ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu