Hidhen në protestë edhe maturantët e Elbasanit. Ja çfarë kërkojnë

0

Hidhen në protestë edhe maturantët e Elbasanit. Me slloganin “Faleminderit që na prishët ëndërrat”, mjaft prej tyre protestuan në sheshin kryesor të qytetit. Ajo që ra në sy ishte se në këtë protestë dominuan maturantë ekselentë, që kishin marrë pjesë në olimpiada apo që kishin prirje të veçanta në matematikë.

Në fjalën e tyre maturantët kanë kërkuar që të rishihet skema e vlerësimit pasi teza ishte shumë e vështirë mbi normalen me pyetje të pakuptueshme e madje katër prej pyetjeve nuk kishin fare lidhje me provimin.

Ata kanë kërkuar drejtësi, sistem të drejtë vlerësimi dhe pikëzimi si dhe ministrja Evis Kushi të mbajë premtimet

Maturantët kanë theksuar s enuk do të ndalen së kërkuari drejtësi por u shprehën se do të futen në provimin e radhës. Ata presin reagimin e Ministrisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu