U përfshi nga flakët banesa në Fushë-Krujë, Prefekti i Qarkut Durrës na jep detaje

0

Prefekti i Qarkut Durrës, ka dhënë detaje në lidhje me banesën në të cilën ra zjarr ditën e sotme.

Sipas informacioneve, për fat të mirë, nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale në orendi dhe pajisje elektroshtëpiake.

Njoftimi i plotë:

PREFEKTI I QARKUT DURRËS

Sektori i Planifikimit, Përballimit të Emergjencave Civile dhe Krizave

Informacion i detajuar në lidhje me zjarrin në banesë

Data e fillimit: 10.02.2024
Ora e fillimit: 07:50
Data e mbarimit: 10.02.2024
Ora e shuarjes: 08:35
Qarku: Durrës
Bashkia: Krujë
Njësia Administrative: Fushë-Krujë
Qyteti: Fushë-Krujë
Vendi: lagja “Magaze”
Dëmet e shkaktuara: orendi dhe pajisje elektroshtëpiake
Vlera ekonomike e dëmit: e papërcaktuar
Forca Zjarrfikëse: 4;
Mjete Zjarrfikëse: 1;
Humbje jete: nuk ka
Të dëmtuar: nuk ka
Forca Policore: 2 nga Komisariati i Policisë Krujë
Forca të Armatosura: nuk ka
Urgjenca mjekësore: nuk ka
Forca vullnetare: 2 banorë
Forca Bashkiake: 2 (Sektori i Emergjencave Civile)
Pronar: Z. Sabri Deliu
Shkaku: nga hetimet paraprake të organeve ligjzbatuese dyshohet si shkëndijë elektrike. Hetimet nga organet ligjzbatuese vijojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i forcave zjarrfikëse në kohë, si dhe nisja e operacionit të ndërhyrjes në kohë bëri të mundur izolimin dhe fikjen e zjarrit, duke eleminuar avancimin e zjarrit në 2 dhomat e tjera të banesës.

Mbetemi në kontakt!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu