U përjashtua nga PD, Luan Baçi: Këto janë veprime qesharake, nuk ka asnjë lajm!

0

Deputeti demokrat, Luan Baçi, e ka konsideruar qesharak vendimin për përjashtimin e tij nga Partia Demokratike. Baçi ka reaguar duke thënë se këto veprime nuk i merr askush seriozisht, ndërsa shton se Kuvendi është organi më i lartë dhe vendimet e tij janë të vetmet që merren pasasysh dhe që janë të patjetërsueshme.

Reagimi i Luan Baçit:

Ne e njohim statutin, këto janë veprime qesharake dhe askush nuk i merr më seriozisht. Kuvendi është organi më i lartë dhe vendimet e tij janë të patjetërsueshme. Vetëm një Kuvend tjetër mund të marrë vendime. Një kryetar që nuk është më kryetar si ka mundësi të bëjë një shoë të tillë, njerëz që janë mbyllur në kullë dhe nuk përballen me demokratët dhe janë bërë sinqerisht qesharakë. Nuk ka asnjë lajm, asnjë vendim! Marrin vendime për hesap të tyre dhe për tu vetkënaqur. Ata nuk mbledhin dot strukturat e tyre nëpër degë, dhe nuk e di si merren këto vendime. Po përpiqen të shkatërrojnë punën e Partisë Demokratike por nuk do ja arrijnë. Basha është një deputet i thjeshtë i PD, ai s’ka tager dhe as kompetencë të marrë vendime e jo më të marrë masa apo të jape shanse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu