Shoferi i një autoboti me karburan ka ndërruar jetë pas një aksidenti në afërsi të fshatit Kashtëbardhë të Lushnjes.
Dyshohet se shoferi Petro Piti tentoi të manovronte teksa u përplas me një mjet bujqësor (zetor), duke bërë që autoboti të dilte jashtë rrugës dhe të përmbysej.
Për pasojë, shoferi mbeti i bllokuar për më shumë se një orë, teksa banorë të zonës tentuan ta nxirrnin. Për fat të keq, ai është nxjerrë i pajetë nga kabina e makinës.
Policia rrugore është duke hetuar për shkaqet e aksidentit.