Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi shkaktoi një aksident teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Ngjarja është shënuar në rrugën “Vaso Pasha”.
Sipas policisë, 35 vjeçari nga Kukësi ka qenë tapë në timon kur është përplasur me pesë automjete të parkuara dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.