U përplas me kamionin në Itali, vdes tragjikisht 29-vjeçari nga Elbasani

0

Një aksident fatal ka ndodhur në Itali mëngjesin e sotëm.

Makina kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas me kamionin, teksa mbeti i vdekur një shqiptar.

Viktima është identifikuar si Klajdi Tahiri me origjinë nga Elbasani.

29-vjeçari po udhëtonte drejt Veronës dhe ngjarja ndodhi rreth orës 7.30.

Shoferi i kamionit, një 45-vjeçar me origjinë rumune bëri gjithçka për të shmangur goditjen, duke u përpjekur të devijojë djathtas, por pa sukses.

Mediet italianë shkruajnë se Tahiri drejtonte një Mercedes Vito dhe pas aksidentit makina u bë copë, teksa ai gjeti vdekjen e menjëhershme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu