U përplas nga kamioni teksa udhëtonte me makinë, vdes 42-vjeçari shqiptar në Itali

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një shqiptar. Mësohet se viktima është një 42-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Viktima ishte duke udhëtuar me makinën e tij kur u përplas me një kamion në Brescia.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 42-vjeçari shqiptar humbi jetën menjëherë. Automjeti i tij ishte shkatërruar tërësisht.

Shkaqet e aksidentit të rëndë nuk dihen, teksa policia nisi hetimet për të zbardhur dinamikën.

Në të njëjtën rrugë, disa minuta pas këtij aksidenti, një tjetër automjet u përplas me një kamion, por pa pasoja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu