Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e dëmtimeve të marrë, drejtuesi i motomjetit, 69-vjeçari R.H ka ndërruar jetë teksa po transportohej në spitalin e Vlorës.
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vlorë-Llakatund ku një automjet tip Toyota me drejtues shtetasin A.M është përplasur me një motorr.
Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e dëmtimeve të marrë, drejtuesi i motomjetit, 69-vjeçari Razi Hoxhaj ka ndërruar jetë teksa po transportohej në spitalin e Vlorës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.