Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ndodhet në ambientet e SPAK, ku po zhvillon një takim me drejtuesin e prokurorisë së posaçme Arben Kraja.
Takimi mes dy drejtuesve të lartë, vjen pas përplasjeve të institucioneve në lidhje me arrestimin e Alqi Bllakos, e megjithatë burimet thonë se fokusi i takimit ka qenë një zhvillim tjetër.
Të pranishëm në takimin e mbajtur në SPAK ka qenë edhe drejtori i departamentit të krimeve Tonin Vocaj, drejtori i policisë Elbasan Ardian Cipa, dhe drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi.
Po ashtu nga SPAK, veç Krajës, në takim ka qenë edhe prokurori Altin Dumani.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se ata kanë folur lidhur me arrestimin e Nuredin Dumanit në Fier, ndaj të cilit dje u dhanë dy masa arresti me burg. Njëra për vrasjet e 2020 në Durrës për të cilat akuzohet dumani, e tjetra për përplasjen me arme në Papër ku ky i findit mbeti i plagosur.
Sa i takon rastit Bllako, Policia dhe SPAK patën një përplasje deklaratash, veçanërisht për orën e dorëzimit/arrestimit të ish-deputetit socialist.