Prokurorët e SPAK Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu, të pezulluar nga detyra me një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit, tashmë do të rikthehen në detyrë.
Kjo vjen pasi, Gjykata e Lartë rrëzoi sot vendimin e Apelit Administrativ, e cila e kishte konsideruar të parregullt zgjedhjen e dy prokurorëve të mësipërm.
Tre anëtarët e gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, Sokol Ngreca dhe Gentian Medja, vendosën të rikthejnë çëstjen për shqyrtim edhe njëherë në apelin Administrativ dhe çështja të shqyrtohet me një trup tjetër.
Deri në marrjen e një vendimi të dytë dy prokurorët Gogaj e Shehu do i rikthehen detyrës.
Kujtojmë se më 24 maj Apeli Administrativ pranoi padinë e prokurores, duke vendosur, pavlefshmëri absolute për emërimin në strukturën antikorruosion të prokurorëve, Elvin Goka dhe Alfred Shehu dhe rishikim të garës për 3 kandidatët e SPAK.
Në vendimin e apelit Administrativ thuhet se duhet të riçelet edhe njëherë gara për 3 kamdidatët e SPAK. Në kërkesën padinë e saj drejtuar gjykatës së apelit administrativ e cilia u pranua, ish prokuroria e krimeve të rënda, kishte renditur të gjitha pretendimet ndaj veprimeve që sipas saj ishin të padrejta , që janë ndërmarr nga këshilli gjatë konkurimit për emërimin në SPAK.