U plagos në shpinë, familja e ish-kreut të komunës së Velipojës apel për ndihmë: Ka nevojë për gjak

0

Është rënduar gjendja shëndetësore e Pashko Ujkës i cili u plagos pak momente më parë me armë zjarri.

Familjarët e ish-kryetarit të komunës së Velipojës bëjnë apel për ndihmë. Ata ftojnë të gjithë personat që kanë gjakun A negativ në spitalin rajonal të Shkodres të dhurojnë gjak.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së tij, në një lulishte pranë Kishës Ortodokse ku ai ka qenë duke ecur. Ujka është plagosur në shtyllën kurrizore. Dyshimet e para të policisë janë që ngjarja të ketë lidhje me periudhën 2011-2015 kur Ujka ka shërbyer si kryetar komune ndërkohë që ai është plagosur edhe herë tjeter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu