Policia e Tiranës ka arrestuar Fatjon Dauti, i cili u përfshi në sherrin e ndodhur mesditën e djeshme në Sauk, për gërvishtjen e makinave nga dy të reja.
Shkak i sherrit të Fatjon Dautit dhe Marjo Barami u bënë dy vajza, të cilat përplasën mjetet e tyre dhe më pas thirrën të afërmit.
Mësohet se arrestimi i tij është kryer mbrëmjen e djeshme në spitalin ku Dauti po merrte mjekim, pasi mbeti i plagosur nga sherri. Ai akuzohet për armbëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe shitje të lëndës narkotike, pasi dyshohet se arma që u gjet në vendngjarje i përket atij. Nga ana tjetër, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe një sasi kanabisi.
Sherri ndodhi mesditën e djeshme në zonë ne Saukut, ky dy vajza përplasën lehtë mjetet e tyre dhe nisën të konfliktoheshin. Debati mes tyre degradoi dhe ato thirrën të afërmit. Me të mbërritur në vendngjarje, Fation Dauti dhe Marjo Barami u përleshën fizikisht, duke bërë që Dauti të mbetej i plagosur.