U premtonte shqiptarëve kontrata pune në Norvegji dhe i mashtronte, arrestohet 60-vjeçari

0

Një 60-vjeçar është arrestuar, nën akuzë për mashtrim dhe përvetësim shumash të mëdha parash.

Sipas policisë, 60-vjeçari me banim në Norvegji, u premtonte shqiptarëve vende punë në një biznes, e po ashtu se do t’i bënte aksionerë. Në këtë mënyrë, ai u merrte paratë që ata paguanin dhe më pas zhdukej duke fshirë çdo kontakt me ta.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pakti”.

Gjatë operacionit u ndalua një 60 vjeçar, banues në Norvegji, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shuma të ndryshme parash, nga disa shtetas, të cilëve iu kishte premtuar se do t’iu siguronte kontrata pune dhe do t’i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu