U prezantua si ‘vëllai’ i Heidit, Romeo nuk ka kuptuar asgjë

0

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin e “Big Brother VIP3” ka hyrë një banor i ri, i cili është Lidi Delia. Ai u prezantua si ‘vëllai’ i Heidi Bacit, pasi kjo e fundit është në një mision sekret nga Vëllai i Madh.

Në videon prezantuese, Libi tregon se ka jetuar në Tiranë, por prej 10 vitesh jeton në Prishtinë dhe është babai i dy fëmijëve.

E teksa ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai ka hyrë menjëherë në rol, duke bërë fiks si ‘vëllai’ i Heidit, ku mundohet që të bindë Romeo Veshaj dhe banorët e tjerë për këtë.

Libi i thotë atyre se është vëllai i saj i madh që nuk e ka takuar prej vitesh, madje Heidi nuk ia njeh as fëmijët.

Në momentin që hyri në shtëpinë e BBV3, Lidi për ta bërë më të besueshme shkoi takoi menjëherë Romeon, i cili u emocionua.

Në një bisedë mes Romeos dhe Lidit pasi përfundoi spektakli, aktori i njohur i thotë se “përderisa është vëllai i Heidit, tashmë është edhe vëllai i tij”.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Të të them një gjë si fillim unë, nuk e di historinë tuaj sepse unë dje e mora vesh, nga momenti që je vëllai i Heidit, je vëllai im. Shpresoj shumë që ti zgjidhni gjërat me njëri-tjetrin. Unë do doja që ti këtu të ishe rehat.

Lidi: E shikoj Heidin goxha në siklet, kam menduar që nuk do më takojë fare, por nuk është qëllimi im të dal këtu dhe të pastrohem si Lidi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu