U prezantuan si policë duke i marrë një shtetasi një shumë parash, vihen në pranga 2 persona

0

Ditën e sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Prezantimi”, uniformat blu në Bulqizë, ka vënë në pranga dy persona, pasi u prezantuan si punonjës policie dhe i morën me forcë, një shtetasi në rrugë, një shumë parash.

Sipas njoftimit të policisë, u vunë në pranga shtetasit Dritan Tançi, 26-vjeç (i dënuar disa herë, për vepra penale kundër personit dhe pronës) dhe Valnir Barmeta, 36-vjeç, të dy banues në Bulqizë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prezantimi”.

Iu prezantuan si punonjës policie dhe i morën me forcë, një shtetasi në rrugë, një shumë parash, identifikohen dhe arrestohen, si rezultat i veprimeve të shpejta policore, 2 autorët.

Njëri nga të arrestuarit, i dënuar më parë për krime kundër personit dhe pronës.
Menjëherë pas kallëzimit të një 36-vjeçari, se rreth orës 22:00 të datës 21.05.2024, 2 shtetas që i ishin prezantuar si punonjës policie, i kishin marrë me forcë, në rrugë, një shumë të vogël parash, Komisariati i Policisë Bulqizë ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera në kuadër të operacionit “Prezantimi”, u vunë në pranga shtetasit D. T., 26-vjeç (i dënuar disa herë, për vepra penale kundër personit dhe pronës) dhe V. B., 36 vjeç, të dy banues në Bulqizë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprat “Vjedhja me dhunë” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu