U qëllua me armë gjahu nga babai, Rudina Musaku në gjendje kritike për jetën, niset drejt Spitalit të Traumës

0

LUSHNJE – 40-vjeçarja Rudina Musaku, e cila u qëllua me armë gjahu pasditen e kësaj të diele nga babai i saj Behar Musaku 82-vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ajo është nisur nga spitali i Lushnjes drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërsa raportohet se gjendja e saj është tepër e rënduar, pasi plumbi i ka prekur barkun.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në lagjen “18 Tetori” në Lushnje. I moshuari pas debatit që kishte me të bijën e ka qëlluar me armë duke e lënë të plagosur rëndë dhe më pas ka vrarë veten. Mësohet se 40-vjeçarja është nënë e divorcuar dhe nga martesa ka dy fëmijë të cilët jetojnë me babanë e tyre. Vetë ajo jetonte në Tiranë ku dhe punonte si kamariere, sipas dëshmisë së fqinjëve të familjes Musaku. Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë divorci i 40-vjeçares nga bashkëshorti i saj, çfarë ka sjellë dhe aktin ekstrem të babait të saj të moshuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu