Ardian Kiri ishte shënjestra e të shtënave me armë së bashku me të vëllain , gjatë mbrëmjes së djeshme në Shkodër
Gjithçka nisi pas një konflikt çasti me Kristian Fermosin, i cili hapi zjarr drejt makinës së dy vëllezërve, duke dëmtuar edhe një mjet që ndodhej aty pranë.
Po kush është Ardian Kiri?
Kiri ka qenë drejtor i ALUIZNI-t në Shkodër, ndërsa ka qenë edhe i akuzuar për vrasjen e Marjan Martinit dhe tentativës për vrasje të Nik Gjonlulaj dhe djalit të tij, Amarildo Gjonlulaj. Gjykata e ka dënuar Kirin vetëm për akuzën e “Armë mbajtjes pa leje” me 5 vite burgim ndërsa Apeli e la të lirë.