U raportua e zhdukur, gjenden sendet vetjake të një gruaje anës lumit Vjosë

0

Edhe pse kërkimet kanë vazhduar prej tre ditësh nga banorët e zonës, Policia e Vlorës dhe polumbarët, asnjë shenjë jetë nuk është gjetur, përveç shapkave dhe një shamie.
Polumbarët e forcave “RENEA” kanë ndërprerë kërkimet në lumin Vjosë për 56-vjeçaren që është raportuar e zhdukur nga familjarët. 56-vjecarja e identifikuar me inicialet L.K., e cila është larguar nga banesa pasditen e 20 qershorit ende nuk është gjetur.

Edhe pse kërkimet kanë vazhduar prej tre ditësh nga banorët e zonës, Policia e Vlorës dhe polumbarët, asnjë shenjë jetë nuk është gjetur, përveç shapkave dhe një shamie.

Policia e Vlorës/ Informacion paraprak

Më datë 22.06.2022, rreth orës 12:10, nga shërbimet kufitare të DRKM Vlorë, anës lumit Vjosë, në fshatin Mifol, janë konstatuar disa sende vetjake, të cilat dyshohen se i përkasin shtetases L. K., 56 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila, sipas kallëzimit të familjarëve, është larguar nga banesa më datë 20.06.2022.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pritet mbërritja e polumbarëve të RENEA-s, për të bërë të mundur kërkimet në lumin Vjosë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu