U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 76-vjeçari në Korçë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Një 76-vjeçar ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja është regjistruar në zonën e Tecit në Korçë.

Njoftimi i policisë Korçë

Sot rreth orës 09:30, në lagjen nr. 17, Korçë, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Voskopit”, shtetasi B. D., 76 vjeç, banues në fshatin Ravonik, duke drejtuar një biçikletë, është rrëzuar në rrugë dhe gjatë transportimit për në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu