U rrëzua nga Kalaja e Rozafës, humb jetën turisti slloven në Shkodër

0

U rrëzua nga Kalaja e Rozafës, humb jetën turisti slloven në Shkodër.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 19:00, shtetasi slloven S. P., 65 vjeç, banues në Slloveni, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, teksa ishte duke vizituar kalanë e Rozafës. 65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale.