U sekuestruan me urdhër të SPAK/ GJKKO i kthen një vilë Monika Kryemadhit

0

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë nën sekuestro vilën e deputetes së PL, Monika Kryemadhi por i ka kthyer atë që është në pronësi të nënës së saj, Fatime Kryemadhi.

Një ditë më parë, deputetja ankimoi vendimin për sekuestron për dy vilat, të ndodhura në rezidencën Kodra e Diellit në Tiranë.

Sipas SPAK, masa e sekuestros vjen pas hetimeve të nisura ndaj çiftit Meta Kryemadhi që akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu