U shit për 100 milionë euro tek Real Madrid, Hazard mund të kthehet sërish te Chelsea me parametra zero

0

Eden Hazard mund të kthehet sërish te skuadra e Chelsea. Belgu u transferua te Real Madrid në vitin 2019 për shifrën e 100 milionë euro.

Por në 4 vite me madrilenët ai nuk ka shkëlqyer shumë dhe për më tepër ka qenë edhe zgjedhje e dytë apo e tretë e trajnerit. Kjo ka ardhur edhe prej dëmtimeve të shpeshta të 32-vjeçarit.

Para pak kohe ai po mendonte të largohej përfundimisht nga futbolli, pas largimit nga kombëtarja belge.

Megjithatë kohët e fundit po përflitet për një rikthim të tij tek skuadra e Chelsea, aty ku shkëlqeu për shumë vite.

Transferimi mund të ndodhë me parametra zero dhe Hazard mund të gjejë sërish formën e tij të dikurshme me blutë e Londrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu