U shit sa piktura e ‘Mona Lizës’, ja sa kushtoi postimi i parë në ‘Twitter’

0

Personi që bleu postimin e parë në Twitter nga themeluesi Jack Dorsey për 2.9 milionë dollarë, thotë se ka bërë një investim të mençur.

“Është si një pjesë e historisë në formë të një aseti digjital. Kush e di se sa do të jetë çmimi i postimit të parë në Twitter pas 50 vjetëve”, ka thënë Sina Estavi nga Malajzia.

Estavi e ka krahasuar blerjen e “tweetit” të parë me “Mona Lisan” e Leonardo da Vincit. Ekspertët pajtohen se postimi i parë në Twitter është një aset i çmuar.Postimi në Twitter i Jack Dorseyt më 21 mars të vitit 2006 shkruante “just setting up my twttr”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu