U shpall i humbur, gjendet i vetëvarur 67 vjeçari 

0

Mbrëmjen e sotme është gjetur i pajetë shtetasi Kristo Guri, i cili ishte raportuar i rhumbur nga familja rreth një javë më parë.

67 vjeçari sipas familjarëve vuante nga probleme të shendetit mendor, një nga të cilët ishte dhe skleroza.

Njoftimi:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:00, në fshatin Daullas është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi K. G., 67 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.07.2021 për largim nga banesa dhe sipas familjarëve vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu