Ditën e djeshme Andrea(Renis) Sheroku u plagos rëndë nga babai i tij Ramo Sheroku. 32-vjeçari nga Berati përfundoi në spitalin e Traumës në Tiranë pasi plagët e shkaktuara nga thika i prekën kraharorin dhe mushkëritë. Ditën e djeshme u raportua se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes tyre pasi 66-vjeçari kishte pirë alkool dhe ishte dehur. Por gjatë një emisioni televiziv, 32-vjeçari Sheroku ka dhënë një tjetër version për ngjarjen duke treguar se kishte pirë alkool e lëndë narkotike. Ai ka treguar se thika iu ngul në kraharor pasi u ul në divan dhe për këtë i ka bërë thirrje autoriteteve që t’i lirojnë babain nga burgu.