U tha se e hodhi një fëmijë/ Zbulohet e vërteta pas sulmit me granatë në Lezhë, u tentua vrasja e një personi

0

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Lezhë, ku një granatë u hodh në ambientet e jashtme të një lokali, ndërkohë që u tentua të fshihej duke thënë se ishte një ”lojë fëmijësh”.

Burime bëjnë me dije se shtetasi Admir Zogaj ka tentuar që të vrasë shtetasin Sokol Pepushi, ndërkohë që është shpallur në kërkim nga policia.

Vetë Pepushi po ashtu është vënë në pranga, pasi është larguar pa i treguar ngjarjen policisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. P., 36 vjeç, banues në Lezhë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Z., 46 vjeç, banues në Manati, Lezhë.

Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në afërsi të një restoranti në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, shtetasi A. Z. ka hedhur një ndezës granate në drejtim të shtetasit S. P., e cila ka shpërthyer pa shkaktuar dëme në njerëz.

Pas kësaj ngjarjeje, shtetasi S. P. është larguar pa njoftuar Policinë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. Z.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit A. Z., si dhe “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetasit S. P.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu