“U tregoi gishtin e mesit Bidenit dhe evropianëve”/ Grenell bën deklaratën BOMBË për Albin Kurtin

0

Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për tensionet e kësaj të marte në veri të Kosovës.

Grenell tha se Kurti u kishte treguar gishin e mesit presidentit të SHBA-ve, Joe Biden dhe BE-së.

“Joe Bideni dhe Evropianët e ngritën një vijë të kuqe javën e kaluar. Ata thanë që Albin Kurti duhet ta de-eskalojë (situatën) dhe të nisë zgjedhjet e reja menjëherë. Këtë mëngjes, Kurti u tregoi gishtin e mesit dhe e përshkallëzoi më tej situatën. Tjetër vijë e kuqe, shtetet e tjera nuk e respektojnë Joe Biden”, shkruan Grenell.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu