U vra me 15 plumba, Elson Kalaveri ishte hetuar dhe për prostitucion në Itali

0

Prostitucioni është pista e dytë ku janë fokusuar hetimet.

Mediat italiane shkruajnë se 36-vjeçari Elson Kalaveri që u vra një natë më parë në Itali po hetohej për prostitucion. Përveç sherrit që shqiptari ka pasur me një fqinjin e tij në vitin 2014 që përfundoi me plagosjen e Gentian Keçit, prostitucioni është pista e dytë ku janë fokusuar hetimet.

“Viktima, me banim në zonën e Sienezit, mund të jetë vrarë për shumë arsye, një plagosje për të cilën ishte dënuar në Shqipëri apo edhe për konfliktet e hapura në Itali. 36-vjeçari ishte përfshirë në hetime për prostitucion, por nuk u dënua asnjëherë,”- shkruajnë mediat italiane.

Elson Kalaveri u vra një natë më parë në fshatin Castelnuovo Val di Cecina, Pisa, Itali. 36-vjeçari u qëllua me 15 plumba nga tre persona të maskuar me kapuçë të zinj që u larguan me një mjet me targa gjermane nga skena e krimit. Personi që ka qenë në drejtimin e mjetit ku ndodhej 36-vjeçari shqiptar nuk është identifikuar ende. Por, ai ka shpëtuar dhe nuk e ka kapur asnjë plumb. Ai ka kërkuar dhe ndihmë në një lokal pranë zonës, Kalaveri nuk u shpëtoi dot plagëve të shkaktuara nga plumbat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu