Personi që shihni në foto është viktima e atentatit të ndodhur në zonën e Balldrenit, në Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, ai është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili mbeti i vrarë së bashku me bashkëshorten e tij pas një sulmi me armë zjarri.
Çifti ndodhej brenda një automjeti tip “Audi”, i cili u qëllua me breshëri plumbash, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tyre.





