U vra në atentat me 9 plumba, kush është viktima në Tiranë, dy pistat ku po hetohet

0

Tiranë – Detaje të reja kanë dalë nga atentati i sotëm në Tiranë, ku mbeti i vrarë një 49-vjeçar.

Burime për infoweb media bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Edmond Papa, 49-vjeç me origjinë nga Fieri por banues në Sarandë.

Ndaj viktimës janë qëlluar 9 plumba pistolete në rrugën “Fadil Bodinaku”, pranë një lokali.

Mësohet se viktima ka disa prona në zonën e Ksamilit në Sarandë.

Lidhur me këtë fakt policia po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi.

Ndërsa një tjetër pistë është ajo e aktivitetit kriminal jashtë vendit (Angli), për trafik droge.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu