U vra nga vëllai i tij për pronën, ky është 69-vjeçari Lulzim Cami

0

Lulzim Cami, personi që shihni në foto është 69-vjeçari që u vra nga vëllai i tij Vehap Cami.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e 69-vjeçarit i cili pas prishjes së shtëpisë së tij nga tërmeti, jetonte me qira në zonën e Freskut në Tiranë.

Mëngjesin e djeshëm, vëllai i tij Vehapi i kishte shkuar në shtëpi. Pasi nusja e djalit u kishte shërbyer kafe, ata kishin nisur të debatonin dhe në debat e sipër 63-vjeçari Vehap Cami ka vrarë vëllain dhe më pas veten e tij.

Ka dyshime se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një pronë në fshatin Tërbaç të Bulqizës.

Familjarët e viktimave do merren në pyetje për rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe motivin e krimit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu