Ilir Koçilja dhe Halik Koka u konfliktuan këtë mesditë në Durrës për një vend parimi, ndërsa ky i fundit mbeti viktimë.
Sherri mes tyre nisi në lagjen numër 4 të qytetit, ku Koçilja sulmoi me thikë komshiun.
I plagosur 47-vjeçari kapërceu rrugën dhe vrapoi për t’i shpëtuar agresorit të tij, por u rrëzua në rrugë, pranë kontejnerëve të mbetjeve urbane.
35-vjeçari Ilir Koçilja, që vrau fqinjin, u kap pas disa orësh arratie në bulevardin e qytetit.
Në momentin e arrestimit, autorit të dyshuar iu gjet në xhep, thika me të cilën dyshohet se qëlloi për vdekje Halil Kokën.
Ndërkohë viktima është dënuar 2 herë për armëmbajtje pa leje. Në 2008 me 6 muaj burg dhe në 2012 me 5 muaj burg.
Halik Koka është identifikuar dhe si familjar i afërm i Lefter Kokës.
Në 2021, Koka u arrestua sërish për armëmbajtje pa leje me një person tjetër, por ndaj tij prokuroria e ka pushuar çështjen dhe është dënuar vetëm personi tjetër.