Dy ditë më vonë, 25-vjeçarit iu dha masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga ana e gjykatës.
Madrit Ulqinaku, 25-vjeçari që u vra mbrëmjen e sotme në Elbasan rezulton të jetë arrestuar nga policia e Tiranës. Ai mësohet se ka qenë një nga pjesëmarrësit në protestën e opozitës që u zhvillua më 11 maj të vitit 2019.
Në atë lohë, Ulqinaku u ndalua bashkë me 50 protestues të tjerë. Dy ditë më vonë, 25-vjeçarit iu dha masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga ana e gjykatës.
Ukqinaku u vra me dy plumba me silenciator mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ai ishte konfliktuar më herë me një 20-vjeçar me inicialet K.Sh.. Ky i fundit e ka ruajtur Ulqinakun, e ka ndjekur dhe e ka qëlluar dy herë me silenciator në momentin që 25-vjeçari ka dalë nga lokali ku ndodhej. I riu ka ndërruar jetë në vend, ndërsa autori është ende në kërkim.