U zhduk dje pasdite pasi kishte shkuar për dru, gjendet i mbytur 70-vjeçari në Gramsh. Emri

0

Kishte shkuar dje për dru, gjendet i mbytur 70-vjeçari në Gramsh.

Sejdin Hysa, 70-vjeç, nga fshati Kodovjat, u gjend i mbytur afër lumit në fshatin Bersnik.

I ndjeri kishte shkuar për dru, por humbi kontaktet me familjarët që dje pasdite.

Familjarët njoftuan policinë dhe nisën kërkimet.

Në kërkime u përfshinë edhe forcat zjarfikëse në Gramsh të cilat bënë të mundur gjetjen sot në mëngjesit të trupit të pajetë të të moshuarit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes pasi gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur shira në Gramsh.

Policia po heton nga erdhi uji më rrëmbim që i mori jetën 70-vjeçarit.

Komunikata policisë:
-Më datë 21.09.2024, në përroin e thellë, të fshatit Bërsnik, është gjetur dyshohet i mbytur shtetasi S. H., 70 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa një ditë më parë, rreth orës 13:00.
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Materialet i kaluan Prokurorisë për ngjarje aksidentale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu