U zhduk papritur, Tea rikthehet me një mesazh të fortë!

0

Pas ndarjes nga Bearti, Tea mori vendimin e papritur duke u “larguar” nga Instagrami dhe çaktivizuar llogarinë e saj në këtë rrjet social duke mos dhënë asnjë njoftim për mijëra ndjekësit  e saj.

Ndërkohë, para disa minutave bukuroshja është rikthyer sërish në Instagram, ku ka publikuar një mesazh të fortë mbi gjendjen psikologjike që ndodhet.

“Është “Okey” të ndjesh ndjenjat e tua”, është ky mesazhi që Tea ndau me fansat e saj në InstaStory.

Kujtojmë se ai që pranoi i pari ndarjen në rrjete sociale ka qenë Bearti, pas thumbave të njëpasnjëshëm që po i drejtonin njëri-tjetrit.

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull eë mos me e hap më asnjëherë”, shkruante Bearti.

E pyetur për ndarjen, Tea është shprehur për ndjekësit e saj në Instagram:

“Po jemi ndarë, sigurisht për arsye të forta. Kam qenë më mirë ë do të jem më mirë.”

Së fundmi, “Prive” ka zbuluar se arsyeja e ndarjes së dyshes ishin botëkuptimet e kundërta, përfshirë edhe mënyrën sesi duhet menaxhuar lidhja në një situatë ku privatësia ka qenë e pamundur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu