U ‘zhduk’ pas mbarimit të BBV2, flet Efi Dhedhes: Ja kush më mori në qafë

0

U ‘zhduk’ nga vëmendja e opinionit publik menjëherë pas përfundimit të spektaklit të Big Brother VIP 2. Çfarë ndodhi me Efi Dhedhes?

E ftuar në “Më lër të flas”, ish-konkurentja e Shtëpisë më të famshme ka rrëfyer se nuk është ndjerë mirë emocionalisht dhe psikologjikisht dhe i është dashur të marrë kohë për të punuar me veten, për të reflektuar.

Dhedhes tregoi se për një pjesë të kohës ka pasur probleme të rrethohej nga njerëzit, dhe se nuk ndihej mirë mes turmave të mëdha.

Romeo: Efi, që prej përfundimit të Big Brother VIP Albania 2 ti je zhdukur, çfarë ka ndodhur?

Donaldi: Zhdukur nuk mund ta themi sepse Efi është e gjallë.

Efi: Kam dalë në lajmërim si person i zhdukur? Këtu jam për Zotin.

Donaldi: Po mor të pamë te “Top Story”, ndërtuan atje një temë atje për ty.

Efi: Me vërtet, se paskam parë. Ja ku jam, ju më gjetët.

Romeo: Si ka qenë jeta jote këtë periudhë?

Efi: Këtë periudhë kam vendosur t’i përkushtohem vetes time për të bërë gjërat që do ti themi më pas. Unë kam qenë në emision gjatë daljes time të parë, pas hyrjes time të dytë ne nuk jemi parë, por gjërat nuk shkuan edhe aq mirë.

Romeo: Po pse nuk shkuan edhe aq mirë?

Efi: E kam fjalën për gjendjen time psikologjike dhe emocionale. Hera ime e dytë në BBV2 ka qenë pak vuajtje, përtej shakave dhe thjesht kam dashur të qëndrojë të reflektojë. Kam pasur probleme edhe me njerëzit. Nuk ndjehesha mirë kur dilja, kur kishte shumë njerëz rreth e rrotull meje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu