U zu me dy djemtë e mitur, Policia arreston ish-gjyqtarin Alaudin Malaj

0

Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me arrestimin e ish-kreut të gjykatës së apelit të Tiranës Alaudin Malaj, pas një sherri të ndodhur gjatë mesditës së djeshme pranë zonës së Liqenit Artificial.

Policia thotë se Malaj është konfliktuar me dy djemtë e tij të mitur për pronësinë e një automjeti, ndërkohë që fëmijët ishin të pajisur me urdhër mbrojtje. Ish-gjyqtari u ndihmua dhe nga vëllai i tij, ndërsa prej disa muajsh është në proces divorci me bashkëshorten e tij.

Ndaj Malajt dhe të vëllait të tij rëndon dhe akuza e kundërshtimit të punonjësve të Policisë, pasi bënë rezistencë gjatë momenteve të shoqërimit.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 49 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M., 42 vjeç, pasi tek Liqeni Artificial, shtetasi A.M., në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrotje.

Gjithashtu ky shtetas sëbashku me vëllain e tij A.M., kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit publik “, njofton Policia e Tiranës. Përpara se të kalonte në Veting, Malaj ka dhënë dorëheqjen, duke u vetëpërjashtuar në këtë mënyrë për të paktën 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu